Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali dëshiron pikë të plota në udhëtimin te Bilbao

Real Madridi është mysafir i Athletic Bilbaos në San Mames Barria për ndeshjen e xhiros së 19-të në La Liga.

Los Blancos e kryesojnë kampionatin spanjoll me pesë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Sevilla dhe qëllimi është të distancohen sa më shumë nga rivalët për titull.

Athletic Bilbao qëndron në vend të dhjetë në renditje me 24 pikë të arkëtuara deri më tani.

Strategët Marcelino Garcia dhe Carlo Ancelotti i kanë zgjedhur formacionet me të cilat do ta nisin takimin.


Formacioni startues i Athletic Bilbaos:  Agierrezabala; De Marcos, Yeray, Nunez, Balenziaga; Zarraga, Garcia, Vendecor, Munain; Sancet, Williams

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Mendy, Nacho, Militao, Lucas; Camavinga, Valverde, Kroos; Hazard, Benzema, Vinicius.


/Telegrafi/