Telegrafi

Formacionet zyrtare, Real Madrid – Galatasaray: Mbretërit vetëm për fitore

Real Madridi do të kërkojë fitore ndaj Galatasarayt në shtëpi për t’i mbajtur gjallë gjasat për kualifikim.

Mbretërit kanë marr vetëm katër pikë nga tri ndeshjet e para dhe fitorja ndaj turkeve është detyrim.

Zinedine Zidane nga minuta e parë do të luajë me më të mirët, duke u rreshtuar në sulm me, Eden Hazard, Rodrygo Goes dhe Karim Benzema në qendër.

Në anën tjetër turqit do të luajnë me Andonen, Feggoulin dhe Ryan Babelin.

Ndeshja fillon në ora 21:00.


Real Madrid: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Hazard, Kroos, Benzema, Marcelo, Casemiro, Valverde, Rodrygo.

Galatasaray: Musler, Seri, Babel, Andone, Luyindama, Marcao, Feghouli, N’Zonzi, Lemina, Nagatomo, Mariano. /Telegrafi/