Telegrafi

Formacionet zyrtare, Real Madrid – Barcelona: Ancelotti dhe Xavi me mungesa në El Clasico

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit do të zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Real Madridi ka shumë lëndime, por ata do të jenë pa Ferland Mendy, David Alaba dhe Rodrygo Goes për ndeshjen e sotme.

Barcelona do të udhëtojë pa Ousmane Dembele, Pedri, Robert Lewandowski dhe Ansu Fati, të cilët janë të gjithë të lënduar.

Për këtë ndeshje Carlo Ancelotti ka vendosur të luajë me emra si Fede Valverde, Benzema dhe Vinicius.

Në anën tjetër Xavi do të luajë me Gavi, Ferrán Torres dhe Raphinha.


Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rüdiger, Nacho; Kroos, Camavinga, Modric; Fede Valverde, Benzema, Vinicius.

Barcelona: Ter Stegen; Koundé, Araujo, Marcos Alonso, Balde; Frenkie De Jong, Busquets, Kessié; Gavi, Ferrán Torres, Raphinha.


/Telegrafi/