Telegrafi

Formacionet zyrtare: PSV luan për kualifikim, Arsenali për pozitën e parë

Në Philips Stadion zhvillohet ndeshja e raundit të pestë të fazës grupore në Ligën e Evropës ndërmjet PSV Eindhoven dhe Arsenal.

Topçinjtë e kryesojnë Grupin A me 12 pikë nga katër fitore në po aq ndeshje dhe tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të kësaj gare.

Skuadra holandeze ka arkëtuar shtatë pikë, tri më shumë se vendi i tretë që mbahet nga Bodo/Glimt, andaj synon të sigurojë kualifikimin e mëtutjeshëm.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ruud van Nistelrooy dhe Mikel Arteta.


Formacioni startues i PSV Eindhoven: Benitez; Mwene, Ramalho, Branthwaite, Max; Sangare, Gutierrez; Simons, Veerman, Gakpo; El Ghazi.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, Holding, Saliba, Tierney; Xhaka, Lokonga; Nketiah, Odegaard, Fabio Vieira, Martinelli. 


/Telegrafi/