Telegrafi

Formacionet zyrtare, Prishtina – Gjilani: Egbo debuton, Mezani për vazhdimësi

Prishtina pret Gjilanin në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.

Të dy skuadra mbajnë mesin e renditjes, ku Prishtina ka 13 pikë dhe mban vendin e pestë, ndërsa Gjilani është i shtati me 11 pikë.

Emanuel Egbo debuton si trajner te Prishtina, ndërsa për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Blesa, Kryeziu e Hyseni në sulm.

Në anën tjetër Gentjan Mezani i ka besuar Edi Basa, Nasko Milev dhe Oltion Bilalli.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 19:00.


Prishtina: Nika, Pefqeli, Islami, Hyseni, Kryeziu, Krasniqi, Muja, Sinani, Bytyqi, Useini, Blesa.

Gjilani: Halimi, Kqiku, Bejtulai, Acka, Bilalli, Milev, Basa, Heric, Bajrami, Shabani, Ismajli.


/Telegrafi/