Telegrafi

Formacionet zyrtare: Portugalia synon të vazhdojnë me fitore edhe ndaj Luksemburgut

Në Stade de Luxembourg zhvillohet takimi ndërmjet Luksemburgut dhe Portugalisë, i vlefshëm për raundin e dytë të fazës kualifikuese për ‘Euro 2024’ në kuadër të Grupit J.

Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij ishin bindës në sfidën e parë ndaj Lihtenshtajnit dhe kanë të njëjtin synim edhe në këtë përballje.

Luksemburgu arkëtoi një pikë nga ndeshja e parë duke luajtur baras (0-0) ndaj Sllovakisë.

Përzgjedhësit Luc Holtz dhe Roberto Martinez i kanë caktuar skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Luksemburgut: Moris, Jans, Martins, Chanot, Pinto, C.Martins, Gerson, Sinani, Barreiro, Rodrigues, Thill.

Formacioni startues i Portugalisë: Rui, Dalot, Silva, Dias, Danilo, Mendes, Fernandes, Palhinha, B.Silva, Ronaldo, Felix.


/Telegrafi/