Telegrafi

Formacionet zyrtare: Portugalia luan për kualifikim, Uruguai për t’iu afruar fazës tjetër

Lusail Stadium zhvillohet ndeshja e raundit të dytë në kuadër të Grupit H në Kampionatin Botëror, ndërmjet Portugalisë dhe Uruguait.

Skuadra evropiane triumfoi në sfidën e parë (3-2 ndaj Ganës), kurse Uruguai luajti baras (0-0 ndaj Koresë së Jugut.

Me fitore eventuale, Portugalia do të kualifikohet në të tetën e finales, derisa me çfarëdo rezultati tjetër mbetet në garë.

Edhe Uruguai do të mbetet në garë për kualifikim, cilidoqoftë rezultati i kësaj sfide.

Përzgjedhësit Fernando Santos dhe Diego Alonso i kanë caktuar taktikat dhe kanë vendosur për lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Portugalisë: Diogo Costa; Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes; Neves, William Carvalho; Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Felix; Cristiano.

Formacioni startues i Uruguait: Rochet; Coates, Godin, Gimenez; Varela, Bentancur, Vecino, Olivera; Valverde; Cavani, Darwin Nunez.

(Foto: Flashscore)

/Telegrafi/