Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Portugalia dhe Holanda tentojnë të shkruajnë histori në Ligën e Kombeve

Portugalia dhe Holanda kanë publikuar formacionet zyrtare për finale e Ligës së Kombeve që zhvillohet nga ora 20:45 në Estadio do Dragao.

Portugezët dhe holandezët, do të luftojnë sot (9 qershor) për ta fituar trofeun e garës më të re të UEFA-s, pasi cilado prej tyre që triumfon, do të bëhet e para që e merr në duar trofeun.

Portugalia kishte eliminuar në gjysmëfinale Zvicrën, me tre golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo, për të kaluar kështu në finale. Nga ana tjetër, Holanda arriti ta mposhtte Anglinë në gjysmëfinale në minutat e lojës shtesë, duke fituar 3-1.

Portugalia do të ketë një përparësi të madhe, pasi do të luajë para tifozëve të tyre, por që Tulipanët janë favoritë në letër.

Formacioni startues i Portugalisë: Rui Patricio, Ruben Dias, Raphael Guerreiro, Jose Fonte, Cristian Ronaldo, Bernardo Silva, Danilo, William Carvalho, Bruno Fernandes, Goncalo Guedes, Semedo.

Formacioni startues i Holandës: Cillessen, De Ligt, Van Dijk, Bergwijn, Wijnaldum, Babel, Depay, De Roon, Blind, De Jong, Dumfries.

/Telegrafi/

Exit mobile version