Telegrafi

Formacionet zyrtare, Porto – Juventus

Juventusi zhvillon ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Portos në Estadio Dragao.

Zonja e Vjetër konsiderohet favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale, prandaj duhet të nxjerrë rezultat të mirë në përballjen e parë.

Mirëpo, Massimiliano Allegri ka disa telashe me lojtarët e lënduar, njëherësh qendërmbrojtësi kryesor, Leonardo Bonucci, nuk do të luajë për shkak se është dënuar nga klubi për reagimet e tij të pahijshme kundrejt trajnerit.

Nga ana tjetër, të zgjedhurit e Nuno Espirito Santo kanë ditur të shkaktojnë probleme në Ligën e Kampionëve, prandaj pritet një ndeshje interesante.

Formacionet startuese të Portos: Jose Sa, Miguel Layún, Boly, Andre Andre, Oliver Torres, Diogo Jota, Corona.

Formacionet startuese të Juventusit: Buffon; Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.

/Telegrafi/