Telegrafi

Formacionet zyrtare, Poloni – Shqipëri: Sylvinho debuton me kuqezinjtë

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë nën drejtimin e Sylvinhos ndaj Polonisë në Varshavë.

Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45.

Mes shtyllave do të jetë  Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt në qendër, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe kapitenit Elseid Hysaj.

Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.

Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.

Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani.

Shqipëria është pjesë e grupit E, ku përveç polakëve, rivalët e tjerë do të jenë Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.


Polonia: Szczesny; Frankowski, Bednarek, Kiwior, Zalewski; Salamon, Kaminski, Linetty, Zielinski; Swiderski, Lewandowski

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj; Ramadani, Asllani, Gjasula; Asani, Çikalleshi, Uzuni.

 


/Telegrafi/