Shqipëria do të luajë sot si mysafir i Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Katar 2022.
Edi Reja ka ndarë mendjen edhe për 11-shen kuqezi që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.
Etrit Berishën do të luajë në portë, me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli.
Në krah do të luajnë Hysaj nga e djathta dhe Lorenc Trashi nga e majta, me Abrashin, Baren e Gjasulën në mesfushë dhe Manajn e Cikalleshin në majë të sulmit.
Sfida Poloni-Shqipëri do të startojë në orën 20:45 . /Telegrafi/