Kombëtarja e Polonisë dhe ajo e Holandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në Euro 2024.
“Tulipanët” do të luajnë ndaj polakëve ndeshjen e parë të Euro 2024 e vlefshme për grupin D.
Ndeshja mes tyre do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në “Volksparkstadion” të Hamburgut.
Trajnerët e të dyja ekipeve përfaqësuese kanë vendosur të startojnë me më të mirët e mundshëm në kërkim të pikëve të plota.
Tek Polonia mungesë e theksuar mbetet ajo e Robert Lewandowskit i cili do të shpresojë të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë.
Formacionet zyrtare
Polonia: Szczesny, Frankowski, Salamon, Bednarek, Kiwior, Urbanski, Zielinski, Romanczuk, Zalewski, Szymanski, Buksa.
Holanda: Verbruggen, Van Dijk, Ake, De Vrij, Dumfries, Reijnders, Veerman, Schouten, Simons, Gakpo, Memphis.
Our first 𝐗𝐈 of @EURO2024! ❤️🔥
Let’s #CreateHistory together! 🇳🇱#NothingLikeOranje #POLNED pic.twitter.com/0q9RK76vex
— OnsOranje (@OnsOranje) June 16, 2024
/Telegrafi/