Telegrafi

Formacionet zyrtare: Pescara – Milan, Memushaj titullar

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet titulluare për këtë ndeshje.

Pescara është nikoqire e Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të kampionatit italian, Serie A.

“Delfinët” janë në pozitën e fundit dhe nuk kanë ndonjë shpresë të madhe për qëndrim në elitën e futbollit italian, por një barazim do t’i kënaqte jashtë mase.

Në anën tjetër, Milani dëshiron vetëm fitore nga ky udhëtim, pasi do ta shihte vetën përsëri në pozitat që dërgojnë në garat evropiane.

Te Pescara, pjesë e formacionin titullar është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. /Telegrafi/

Pescara: Fiorillo; Zampano, Bovo, Campagnaro, Biraghi; Memushaj, Muntari, Coulibaly; Benali, Bahebeck, Caprari

Milan: Donnarumma; Calabria, Paletta, Romagnoli, Vangioni; Pasalic, Sosa, Mati Fernandez; Deulofeu, Bacca, Ocampos