Telegrafi

Formacionet zyrtare: Pas tri humbjeve radhazi, Arsenali synon t’i kthehet fitores ndaj Brightonit

Arsenali dhe Brightoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Emirates nga ora 17:30.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka pësuar tri humbje radhazi në kampionat dhe synon t’i kthehet fitores për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, mysafirët kanë siguruar mbijetesën në kampionat edhe për një sezon dhe nuk kanë asnjë motiv për këtë ndeshje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Arsenali nga minuta e parë do të luajnë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Arsenal: Leno; Lichtsteiner, Sokratis, Mustafi, Monreal; Torreira, Xhaka; Mkihitaryan, Ozil, Aubameyang; Lacazette. 

Brighton: Ryan; Bruno, Duffy, Dunk, Bernardo, Stephend, Bissouma, Gross, Jahanbakhsh, Murrey, March;

/Telegrafi/