Milani do të ketë punë të vështirë gjatë mbrëmjes së sotme në kuadër të Ligës së Evropës.
Italianët do të jetë mysafirë të skuadrës greke të Olympiacosit, të cilën e kishte mposhtur në takimin e parë me rezultat 3-1.
Presioni do të jetë te grekët, pasi ata kanë nevojë që të triumfojnë me dy gola epërsi për të siguruar kalimin në fazën e pas grupeve.
Theksojmë se kuqezinjtë kanë dhjetë pikë, përkatësisht tre më shumë se gjiganti i Greqisë.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave teksa shihen disa ndryshime të vogla.
Olympiacos: Jose Sa, Camara, Fortounis, Guerrero, Fetfatzidis, Guilherme, Elabdellaoui, Koutris, Vukovic, Podence dhe Cisse.
Milan: Pepe Reina, Calabria, Castillejo, Higuain, Çalhanoglu, Bakayoko, Zapata, Abate, Cutrone, Rodriguez dhe Kessie.