Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Olympiacos – Juventus

Juventusi për të mos menduar në ndeshjen Barcelona- Sporting, do të tentojë të fitojë në Greqi përballë Olympiacosit.

Të zgjedhurit e Max Allegrit e dinë shumë mirë, që nuk mund të shpresojnë shumë në Barcelonën, pasi luan pa motiv sepse e ka arritur kualifikimin dhe pozitën e parë.

Juventusi ka tetë pikë të tubuara deri më tani, një më shumë se Sporting.

Allegri nga minuta e parë do të luajë me Higuain dhe Dybala, ndërsa janë pushuar Pjanic dhe Buffon.

Në anën tjetër Olympiacosi që nuk ka asnjë objektiv pasi do ta mbyllin në vendin e fundit, luajnë me Seba dhe Djurdjevic. /Telegrafi/


Olympiacos: Proto; Elabdellaoui, Nikolaou, Engels, Koutris; Romao, Tachtsidis; Felipe Pardo, Odjidja, Sebá; Djurdjevic

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Benatia, Barzagli, Alex Sandro; Matuidi, Khedira; Douglas Costa, Dybala, Cuadrado; Higuaín.

Exit mobile version