Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Napoli dhe Milani në derbin e javës

Në Stadio ‘Diego Armando Maradona’ zhvillohet kryendeshja e javës së 28-të në Serie A, ndërmjet Napolit dhe Milanit.

Partenopei po marshojnë drejt Scudettos së këtij sezoni me 71 pikë të arkëtuara, 16 më shumë se përcjellësi i parë, Lazio (me 55 pikë).

Rossonerët luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe kanë 48 pikë të grumbulluara, ndërsa Roma, Atalanta dhe Juventusi, janë skuadrat tjera që konkurrojnë për top-katërshe.

Trajnerët Luciano Spalletti dhe Stefano Pioli i kanë caktuar ekipet që do të luajnë nga minuta e parë në këtë sfidë.


Formacioni startues i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim Min-jae, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Simeone, Kvaratskhelia.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Brahim Diaz, Krunic, Leao; Giroud.


/Telegrafi/

Exit mobile version