Shqipëria luan në udhëtim kundër Moldavisë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë në takimin e vlefshëm për grupin E, i cili pritet të nis me fillim nga ora 18:00.
Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve radhazi dhe synojnë rezultat pozitiv për të përmbyllur çështjen e kualifikimit.
Nga ana tjetër mysafirët do të luajnë të gjitha shanset e tyre dhe do synojnë që të bëjnë befasinë në grupin ku momentalisht Shqipëria dhe Çekia mbajnë primatin për kualifikim.
Kujtojmë se Shqipërisë i mjafton të paktën një pikë, për të ‘prerë’ biletën e kualifikimit për në Euro 2024.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha; Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj; Ramadani, Bajrami, Asllani; Seferi, Cikalleshi, Asani.
Moldavia: Railean, Revenco, Craicun, Baboglo, Posmac, Reabciuk, Motpan, Rata, Caimacov, Nicolaescu, Postolachi. /Telegrafi/