Telegrafi

Formacionet zyrtare: Misioni i pamundur i Juves ndaj Realit favorit, por në futboll ndodhin mrekulli

Real Madridi dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të vendosur skuadrën që do të luajë në gjysmëfinale të këtij edicioni.

Los Blancos fituan me rezultat 3-0 në Torino dhe janë favoritë absolutë për të vazhduar në fazën tjetër.

Në ndeshjen që zhvillohet në Santiago Bernabeu, skuadra nikoqire do ta ketë për qëllim mbrojtjen e rezultatit dhe do të përpiqet ta ndëshkojë kundërshtarin.

Bianconerët duhet ta bëjnë të pamundurën për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, duke qenë se është një epërsi shumë e lartë dhe luajnë në një stadium mysafir.

Objektivi i Zonjës së Vjetër do të jetë loja ofensive dhe shënimi i sa më shumë golave për ta mbajtur gjallë shpresën deri në mbyllje të takimit.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Do të jetë një tjetër përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Zinedine Zidane dhe Massimiliano Allegri.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Navas; Carvajal, Varane, Vallejo, Marcelo; Casemiro, Modric, Kroos; Isco, Bale, Cristiano Ronaldo.

Banka rezervë e Real Madridit: K Casilla, Benzema, Theo, Lucas V, Llorente, Asensio, Kovacic.
(Foto: Twitter/SB)

 

Formacioni zyrtar i Juventusit: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; D. Costa, Higuain, Mandzukic.

Banka rezervë e Juventusit: Szczesny, Lichtsteiner, Rugani, Asamoah, Marchisio, Sturaro, Cuadrado.
(Foto: Twitter/Juvefc.com)

/Telegrafi/