Atalanta dhe Milani do të takohen në xhiron e fundit (38) në Serie A.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshje që fillon në ora 20:45 në stadiumin ‘Gewiss’.
Për këtë sfidë, Atalanta nuk mund të llogaris në Hateboer dhe Kovalenko, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Milani do të jetë pa dyshen si Mattia Gabbia dhe Zlatan Ibrahimovic, që të dy të lënduar.
Atalanta tashmë e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, derisa Rossonerët duhet ta fitojnë këtë takim për të siguruar një vend në garë më të madhe për klube në Evropë.
Formacioni startues i Atalantës: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi; Pessina, Duvan Zapata
Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Calhanoglu; Leao. /Telegrafi/
Our final line-up for the season: c'mon lads! 🔥
L'ultima formazione di questo campionato: forza ragazzi! 🔥#AtalantaMilan #SempreMilan
@EASPORTSFIFA #NoiCiCrediamo #WeCanDoIt pic.twitter.com/3QEusVASsV— AC Milan (@acmilan) May 23, 2021