Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani kërkon fitore ndaj Salernitanas

Milani është nikoqir i Salernitanas në San Siro për ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.

Rossonerët mbajnë vendin e katërt në renditjen tabelare me pikë të barabarta me Romën që ndodhet një vend më poshtë, derisa vendi i gjashtë (Atalanta) është pesë pikë larg.

Salernitana pozicionohet në vend të 16-të në tabelë me gjashtë pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga.

Trajnerët Stefano Pioli dhe Paulo Sousa kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Milanit: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Saelemaekers, Bennacer, Krunic, Theo Hernandez; Brahim Diaz; Giroud, Leao.

Formacioni startues i Salernitanas: Ochoa; Gyomber, Daniliuc, Pirola; Mazzocchi, Bohinen, Coulibaly, Bradaric; Kastanos, Candreva; Dia.


/Telegrafi/