Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani me disa mungesa ndaj Sampdorias

Sampdoria dhe Milani i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 19:30 luhet në stadiumin “Luigi Ferraris”, derisa Rossonerët cilësohen si favorit në letër.

Për këtë takim, Sampdoria do të jetë pa, Chabot, D’Amico dhe Ekdal që janë të lënduar, derisa  Thorsby ka karton të kuq.

Në anë tjetër, Milani do të jetë pa Andrea Contin, Matteo Musacchion dhe Alessio Romagnolin, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Sampdorias: Falcone; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Depaoli, Linetty, Vieira, Jankto; Ramirez, Quagliarella.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic. /Telegrafi/