Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani dhe Napoli në përballjen direkte për pozitat e para

Në San Siro zhvillohet ndeshja kryesore e javës së 18-të në Serie A ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Rossonerët janë në vend të dytë në renditje me katër pikë prapa Interit, ashtu që synojnë pikë të plota për t’iu afruar më shumë liderit.

Ndërkaq, Partenopei kanë tri pikë më pak se kuqezinjtë dhe pozicionohen në vend të katërt në tabelë.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Stefano Pioli dhe Luciano Spalletti.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Ballo-Toure; Kessie, Tonali; Messias, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimovic.

Formacioni startues i Napolit: Ospina, Malcuit, Rrahmani, Jesus, Di Lorenzo, Demme, Anguissa, Lozano, Zielinski, Elmas, Petagna.

/Telegrafi/