Në San Siro zhvillohet ndeshja kryesore e javës së shtatë në Serie A ndërmjet Milanit dhe Napolit.
Si kampioni në fuqi, ashtu edhe Partenopei e kanë nisur mirë sezonin e ri në kampionatin italian duke arritur nga katër fitore dhe dy barazime, ndërsa kanë arkëtuar nga 14 pikë.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Marco Domenichini i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga minuta e parë në këtë takim.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernández; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, De Ketelaere, Krunic; Giroud.
Formacioni startues i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Kim Min-Jae, Rrahmani, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia.
/Telegrafi/