Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani dhe Interi zhvillojnë ‘Derby della Madonnina’

Në San Siro zhvillohet derbi i madh lokal, ndërmjet Milanit dhe Interit, i njohur si ‘Derby della Madonnina’.

Këtë edicion, dy skuadrat nga qyteti i Milanos janë drejtpërdrejt në garë për top-katërshe, prandaj kjo përballje ka një rëndësi shtesë.

Aktualisht, Rossonerët pozicionohen në vend të tretë në tabelë, me një pikë më shumë se Nerazzurrët që ndodhen në vend të katërt.

Do të shohim një përballje taktikash të dy trajnerëve të skuadrave rivale, Gennaro Gattuso dhe Luciano Spalletti.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Gagliardini; Politano, Lautaro Martinez, Perisic.

/Telegrafi/