Telegrafi

Formacionet zyrtare, Milan – Torino: Kuqezinjtë kërkojnë kalimin tutje në kupë

Milani pret Torinon e Marco Giampaolos, në kuadër të Kupës së Italisë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45, dhe fituesi do të dihet sonte, pas 90 minutash, apo kohë shtesë ose penalltive.

Skuadra fituese do të përballet me Interin ose Fiorentinën në çerekfinale.

 

Ibrahimovic është kthyer në aksion te Milani, ku do të përkrahet nga Leao dhe Brahiom Diaz.

Në anën tjetër te Torino nga minuta e parë luan Mërgim Vojvoda.


Milan: Tatarusanu; Kalulu, Musacchio, Romagnoli, Dalot; Calabria, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic

Torino: V Milinkovic-Savic; Bremer, Nkoulou, Buongiorno; Vojvoda, Segre, Rincon, Linetty, Ansaldi; Gojak, Zaza


/Telegrafi/