Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Milan – Juventusi: Pioli me shumë mungesa, Allegri pa Di Marian

Milani pret Juventusi në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A, ku të dy skuadrat kërkojnë fitore për tu ngjitur.

Theo Hernandez dhe Arkadiusz Milik janë rikthyer për skuadrat e tyre, pas mungesës së ndeshjen e fundit.

Milani po vuan nga dëmtimet, pasi jashtë janë Mike Maignan, Davide Calabria, Alexis Saelemaekers, Simon Kjaer, Junior Messias, Zlatan Ibrahimovic dhe Alessandro Florenzi.

Pierre Kalulu është zhvendosur në të djathtë të mbrojtjes në vend të Sergino Dest, duke futur Matteo Gabbia në qendër të mbrojtjes.

Brahim Diaz merr vendin nga Charles De Ketelaere, ndërsa Tommaso Pobega lë jashtë Rade Krunicin.

Juventusi u rikthye në rrugën e duhur me fitoret ndaj Bolognas dhe Maccabi Haifas, por Angel Di Maria nuk do të mund ta ndihmojë ekipin në këtë ndeshje, pasi është i pezulluar.

Max Allegri luan 4-4-2 me Dusan Vlahovic dhe Arek Milik në sulm.

Mattia De Sciglio, Federico Chiesa, Paul Pogba dhe Kaio Jorge janë ende të lënduar.


Milan: Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Pobega, Brahim Diaz, Leao; Giroud.

Juventus: Szczesny; Danilo , Bonucci, Bremer , Alex Sandro ; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vllahoviq, Milik.


/Telegrafi/

Exit mobile version