Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milan – Atalanta, Berisha nga minuta e parë

Milani dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampion.

Rossonerët janë nikoqir të Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, ndeshje e cila zhvillohet në San Siro dhe fillon nga ora 18:00.

Milani në këtë takim vjen pas një humbje turpëruese nga Verona dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve pikërisht në shtëpi.

Në anën tjetër, Atalanta është në formë të mirë me dy fitore dhe dy barazimi në katër ndeshjet e fundit dhe shpreson të kthehet në shtëpi me rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

MilanDonnarumma; Abate, Musacchio, Bonucci, Rodriguez; Kessie, Montolivo, Bonaventura; Borini, Kalinic, Cutrone

AtalantaBerisha; Toloi, Caldara, Masiello; Hateboer, de Roon, Freuler, Spinazzola; Cristante; Petagna, Gomez

/Telegrafi/