Manchester City dhe Olympiakosi kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00 luhet në Etihad Stadium me Citizens që cilësohen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në Sergio Agueron, Fernandinhon dhe Benjamin Mendyn që janë të lënduar.
Take a look at tonight's 𝐹𝑅𝐸𝐸 #UCL digital programme ahead of the game! 📖
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) November 3, 2020
Në anën tjetër, Olympiakosi do të jetë pa lojtarët si Ousseynou Ba e Mady Camara që janë të infektuar me coronavirus, derisa Konstantinos Fortounis është i lënduar.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Stones, Ake, Zinchenko, De Bruyne, Gundogan, Foden, Mahrez, Sterling, Ferran Torres.
Formacioni startues i Olympiakosit: Jose Sa, Rafinha, Ruben Semedo, Cisse, Holebas, M’Vila, Bouchalakis, Camara, Randjelovic, Valbuena, El-Arabi. /Telegrafi/