Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Liverpooli në garë për titull, Unitedi për top-katërshe

Në Anfield zhvillohet derbi i futbollit anglez ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit që zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga java e 30-të në Ligën Premier.

Kjo përballje është jashtëzakonisht e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat kanë objektiva të qarta – Redsat janë në garë për titullin e Anglisë, kurse Djajtë e Kuq duan të përfshihen në katër pozitat e para.

Liverpooli është vetëm një pikë prapa liderit Manchester City në renditjen tabelare, derisa Unitedi ndodhet tri pikë prapa Tottenham Hotspur që mban pozitën e katërt.

Do të shohim një përballje taktikash të trajnerëve Jurgen Klopp dhe Ralf Rangnick, të cilët i kanë zgjedhur ekipet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Sadio Mane, Luis Diaz.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Jones, Dalot; Matic, Pogba; Elanga, Bruno Fernandes, Rashford.

/Telegrafi/

Exit mobile version