Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Liverpooli kërkon vetëm tre pikë përballë Crystal Palaces

Crystal Palace dhe Liverpooli do të takohen në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 13:30 në stadiumin “Selhurst Park”.

Për këtë sfidë, The Eagles do të jenë pa, Mamdou Sakho, Wiskham, Kelly, Hennessey dhe Ferguson që janë të lënduar, derisa Christian Benteke është i suspenduar.

Në anën tjetër, Jurgen Klopp do të jetë pa Thiago Alcantaran, Joe Gomezin, Diogo Jotan, James Milnerin, Xherdan Shaqirin, Tsimiskas dhe Virgil van Dijkun, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Crystal Palaces: Guaita, Clyne, Kouyate, Cahill, Van Aanhlot, Schulupp, Milivojevic, McArthur, Eze, Ayew, Zaha.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Keita, Minamino, Mane, Firmino. /Telegrafi/

Exit mobile version