Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Liverpooli dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të LK

Anfieldi është arena e përballjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Liverpoolit dhe Romës.

Për të arritur deri këtë fazë të garës më të madhe evropiane për klube, Redsat u treguan skuadër më e fortë se Manchester City duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 5-1 në çerekfinale.

Giallorossët i befasuan të gjithë në çerekfinale duke e eliminuar Barcelonën. Edhe pse pësoi me rezultat 4-1 në Camp Nou, skuadra italiane fitoi 3-0 në Olimpico për t’u kualifikuar në gjysmëfinale falë golit të shënuar në terren mysafir.

Pritet të shihet një lojë ofensive sidomos nga skuadra nikoqire, e cila do të përpiqet të shënojë sa më shumë gola dhe të mbrohet mirë për të mos u ndëshkuar.

Nga ana tjetër, qëllimi i mysafirëve do të jetë që të shënojnë në stadiumin e kundërshtarit, ashtu që ta planifikojnë ndeshjen e kthimit.

Pritet të shihet edhe një përballje interesante taktikash ndërmjet dy trajnerëve, Jurgen Klopp dhe Eusebio Di Francesco.

Formacioni zyrtar i Liverpoolit: Kariues, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Oxlade-Chamberlain, Salah, Mane, Firmino.

Banka rezervë e Liverpoolit: Mignolet, Clyne, Wijnaldum, Klavan, Moreno, Ings, Solanke.

Formacioni zyrtar i Romës: Alisson; Manolas, Fazio, Juan Jesus; Florenzi, De Rossi, Strootman, Kolarov; Nainggolan, Under; Dzeko.

Banka rezervë e Romës: Skorupski, Bruno Peres, Pellegrini, Gonalons, Schick, El Shaarawy, Perotti.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Stadio Olimpico të Romës pas një jave (2 maj, e mërkurë). /Telegrafi/

Exit mobile version