Liverpooli dhe Napoli zhvillojnë ndeshjen kryesore në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve.
Nuk ka dyshim se ky është ndër ata që njihen si “grupi i vdekjes” dhe xhiroja e fundit do të vendosë se cilat skuadra do të kualifikohen në të tetën e finales në garën më të madhe evropiane për klube.
Anfield. 😍#UCL pic.twitter.com/TejchdSVLM
— Liverpool FC (@LFC) December 11, 2018
Aktualisht, lider i grupit është Napoli me nëntë pikë, derisa Liverpooli pozicionohet në vend të tretë me gjashtë pikë.
Skuadrës italiane i mjafton barazimi për të vazhduar tutje, por edhe humbja me një gol diferencë pasi të ketë shënuar.
🏟 Matchday @LFC 🆚 Napoli
💙 #ForzaNapoliSempre
🏆 @championsleague #UCL pic.twitter.com/ad9GjyCbkD— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 11, 2018
Nga ana tjetër, ekipi anglez duhet doemos të fitojë, edhe atë me rezultat 1-0 apo me dy gola epërsi nëse të dyja skuadrat shënojnë gol (3-1, 4-2 e kështu me radhë).
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Hendersen, Milner; Salah, Firmino, Mane.
Banka rezervë e Liverpoolit: Mignolet, Fabinho, Lovren, Keita, Sturridge, Shaqiri, Origi.
Formacioni startues i Napolit: Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Fabian; Mertens, Insigne.
Banka rezervë e Napolit: Karnezis, Hysaj, Ghoulam, Diawara, Zielinski, Ounas, Milik.
Takimi tjetër i këtij grupi zhvillohet ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/