Në Anfield zhvillohet derbi lokal ndërmjet Liverpoolit dhe Evertonit, i njohur si ‘Merseyside derby’, në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Redsat ndodhen në vend të dhjetë në tabelë me 29 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje të zhvilluara këtë edicion.
Evertoni ndodhet në zonën e rrezikut, në pozitën e 18, me po aq pikë të arkëtuara dhe synimi është mbijetesa në elitën e futbollit anglez.
Zgjedhja e futbollistëve që do të startojnë nga minuta e parë është bërë nga trajnerët Jurgen Klopp dhe Sean Dyche.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Matip, Robertson, Henderson, Fabinho, Bajcetic, Salah, Nunez, Gakpo.
Formacioni startues i Evertonit: Pickford, Coleman, Coady, Tarkowski, Mykolenko, Gueye, Onana, Doucoure, Iwobi, McNeil, Simms.
/Telegrafi/