Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Kosovë – Zvicër: Gliha me shumë ndryshime

Kosova dhe Zvicra ndeshen mes vete në kualifikueset për “Euro 2024”, ky tashmë dihen edhe formacionet zyrtare.

Dardanët i presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore (tri barazime dhe një humbje), por synon rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.

Slloveni për këtë ndeshje ka vendosur të rreshtohet me formacionin 4-4-2.

Lexo po ashtu Ndeshja Kosovë – Zvicër, parashikim, analizë dhe statistika  

Në portë do të jetë i zakonshmi Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Në mesfushë para mbrojtjes do të jetë Betim Fazliji dhe Florjan Loshaj, ndërsa krahët Valon Berisha dhe Bernard Berisha. Në sulm do të jetë dyshja e zakonshme, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Në anën tjetër të Zvicra startojnë dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.


Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Fazliji, Loshaj, V. Berisha, B. Berisha, Rashica, Muriqi.

 

Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar, Shaqiri.


/Telegrafi/

Exit mobile version