Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Kosova dëshiron fitore ndaj Gjibraltarit

Stadiumi “Fadil Vokrri” është arena e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit.

Duke jenë një sfidë përgatitore para takimit zyrtar kualifikues për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi, trajneri Bernard Challandes do t’i provojë disa taktika gjatë lojës.

Për më shumë, ai ka bërë edhe ndryshime në formacionin startues duke u dhënë hapësirë disa prej lojtarëve që nuk kanë pasur minuta.

Lexo po ashtu Detajet e triumfit të Kosovës ndaj Gjibraltarit

Formacioni starues i Kosovës: Ujkani, Hadergjonaj, Rashkaj, Muslija, Xhemajli, V. Berisha, Kololli, Dresevic, Nuhiu, Zhegrova, B. Berisha.

Formacioni starues i Gjibraltarit: Goldwin, J. Chipolina, Sergeant, L. Casciaro, Badr, Olivero, R. Chipolina, Mouelhi, Ant. Hernandez, De Barr, Britto.

Ndryshe, ndeshja kualifikuese për ‘Euro 2020’ kundër Malit të Zi zhvillohet të hënën, po ashtu, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

(Foto: uefa.com)
Exit mobile version