Juventusi mund ta festojë titullin e kampionit të Serie A para tifozëve të vet, në rast se sonte (e diel) fiton kundër Sampdorias.
Bianconerët e kanë primatin në tabelë me katër pikë më shumë se Interi dhe nëse triumfojnë, atëherë do të ngritën në kuotën e 83 pikëve – shtatë më shumë se Nerazzurrët që matematikisht do ta kishin të pamundur ta arrinin në dy ndeshjet e mbetura.
Sampdoria numëron 41 pikë dhe është në situatë të mirë për të vazhduar qëndrimin në elitën e futbollit italian edhe në sezonin e ardhshëm.
Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerit aktual të Zonjës së Vjetër, Maurizio Sarri dhe ish-trajnerit Claudio Ranieri, i cili drejton skuadrën kundërshtare.
Formacioni startues Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Ronaldo.
Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Chabot, Yoshida, Tonelli; Depaoli, Thorsby, Linetty, Jankto, Augello; Ramirez, Quagliarella.
/Telegrafi/