Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juventusi kërkon titullin në ndeshjen ndaj Udineses

Juventusi është mysafir i Udineses në takimin e xhiros së 35-të në kampionatin italian të futbollit.

Zonja e Vjetër është një fitore larg që të shpallet edhe matematikisht kampion i Serie A për sezonin 2019/2020.

Udinese është katër pikë larg zonës së rrezikut për rënie nga liga, prandaj lideri nuk do ta ketë edhe aq lehtë që të arkëtojë pikë të plota.

Trajnerët Luca Gotti dhe Maurizio Sarri i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Udineses: Musso, Becao, Ekong, Nuytinck, Ter Avest, Fofana, De Paul, Sema, Zeegelaar, Okaka, Nestarovski.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Alex Sandro, De Ligt, Rugani, Danilo; Rabiot, Bentacur, Ramsey; Ronaldo, Dybala, Bernardeschi.

/Telegrafi/