Juventusi dhe Lazio zhvillojnë finalen e Kupës së Italisë në Stadio Olimpico në Romë.
Zonja e Vjetër mund ta fitojë trofeun e parë të sezonit, ndërkohë që ky do të ishte trofeu i vetëm i klubit kryeqytetas këtë edicion.
Kujtojmë që në gjysmëfinale, Bianconerët e eliminuan Napolin, ndërsa Biancocelestët triumfuan ndaj Romës.
Sa i përket sezonit që po përfundon, Lazio e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League, ndërkohë që Juventusi është në rrugë për ta fituar titullin e gjashtë radhazi në Serie A dhe luan në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat më të fortë që i kanë në dispozicion.
Formacioni startues i Juventusit: Neto; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Dani Alves, Marchisio, Rincon, Alex Sandro; Dybala, Mandzukic; Higuain.
Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Bastos, de Vrij, Wallace; Basta, Parolo, Biglia, Milinkovic, Lulic; Immobile, Keita.
/Telegrafi/