Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juventus-Villarreal, sfida që zgjedh çerekfinalistin

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja kthyese e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Villarrealit.

Sfida e parë e zhvilluar në Estadio de la Ceramica përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që gjithçka do të vendoset në Torino.

Zonja e Vjetër e ka përparësinë e mbështetjes së tifozëve, porse gjithçka është e hapur kur kihet parasysh se tashmë nuk ekziston rregulli për golin si mysafir.

Strategët Massimiliano Allegri dhe Unai Emery i kanë bërë gati taktikat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Rugani, De Sciglio; Cuadrado, Arthur, Locatelli, Rabiot; Vlahovic, Morata.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Aurier, Albiol, Pau Torres, Capoue; Estupiñan, Parejo, Yeremy Pino, Manu Trigueros; Lo Celso, Danjuma.

/Telegrafi/