Telegrafi

Formacionet zyrtare, Juventus – Napoli

Juventusi është nikoqir i Napolit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër konsiderohet favorit për këtë sfidë, mirëpo duhet ta menaxhojë rezultatin, kur kihet parasysh se ndeshja kthyese zhvillohet në San Paolo.

Bianconerët janë në krye të kampionatit italian dhe janë në rrugë të mirë për ta mbrojtur titullin e Serie A, ndërkohë që e duan edhe trofeun e Kupës së Italisë.

Ata janë në garë edhe në Ligën e Kampionëve, ku ndodhen në pozitë të mirë për të shkuar në çerekfinale pas fitores në udhëtim ndaj Portos.

Nga ana tjetër, edhe Napoli është akoma në të tria garat, ndërsa humbi me rezultat 3-1 nga Real Madridi në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Formacioni startues i Juventusit: Neto; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Lichtsteiner, Pjanic, Khedira, Asamoah; Dybala, Higuain, Mandzukic.

Formacioni startues i Napolit:

/Telegrafi/