Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juventus –Milan

Juventusi dhe Milani do të luftojnë për ta fituar Superkupën e Italisë.

Ndeshja zhvillohet në Doha të Katarit, ndërsa Juventusi vjen në këtë ndeshje si fitues i titullit të kampionit dhe Kupës.

Milani luajti në finale të Kupës ku pësoi me Juventusi.

Zonja e Vjetër edhe pse ka mungesa në fushë ka paraqitur një skuadër mjaftë të fortë.

Higuain dhe Mandzukic janë në sulm, ndërsa Allegri do të luajë me katër mesfushorë.

Po ashtu edhe Vicenzo Montella është treguar i kujdesshëm dhe do të tentojë të fitojë trofeun.

Te kuqezinjtë në sulm kthehet Bacca.  /Telegrafi/


Juventus:  Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Sturaro; Pjanic; Mandzukic, Higuain.

Milan:  Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli, Bertolacci; Suso, Bacca, Bonaventura.