Juventusi do ta pres Barcelonën në kuadër të javës së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër do të jetë pa Cristiano Ronaldon, që vazhdon të mbetet pozitiv me COVID-19.
Trajneri i Juves, Andrea Pirlo, për këtë ndeshje në sulm ka zgjedhur dyshen, Paulo Dylbala dhe Alvaro Morata.
𝙏𝙤𝙣𝙞𝙜𝙝𝙩, 𝙖 𝙪𝙣𝙞𝙦𝙪𝙚 𝙨𝙝𝙤𝙬! ⚪️⚫️ 🔵🔴
🌍 Where are you backing the Bianconeri boys for #JuveBarça? #JuveUCL #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/tN5DHRaWFs
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 28, 2020
Në anën tjetër Ronald Koeman sulmin ia ka besuar Lionel Messit, ndërsa atë do ta ndihmojë Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.
Ansu Fati dhe Sergio Busquets do t’ia fillojnë ndeshjen nga banka, ndërsa Gerard Pique mungon shkaku i kartonit të kuq dhe Philippe Coutinho shkaku i lëndimit.
Tonight's stage … @ChampionsLeague #JuveBarça pic.twitter.com/8pDrBeEbp9
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 28, 2020
Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në Allianz Stadium.
Juventus: Szczesny; Demiral, Bonucci, Danilo; Cuadrado, Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata
Barcelona: Neto; Sergi Roberto, Araujo, Lenglet, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Pedri, Messi, Dembelé; Griezmann
/Telegrafi/