Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve shpreson të kthehet te fitorja ndaj Sampdorias

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja e javës së 26-të në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Sampdorias.

Pas humbjes nga Roma, Bianconerët synojnë të rikthehen te fitorja për të arkëtuar pikë të plota në këtë përballje.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Dejan Stankovic kanë bërë zgjedhjen e formacioneve startuese të kësaj sfide.

Sampdoria ka arkëtuar vetëm 12 pikë deri më tani dhe ndan fundin e tabelës me Cremonesen.


Formacioni startues i Juventusit: Perin; Bremer, Bonucci, Danilo; De Sciglio, Barrenechea, Rabiot, Kostic; Fagioli, Miretti; Vlahovic.

Formacioni startues i Sampdorias: Turk; Amione, Gunter, Nuytinck; Zanoli, Rincón, Winks, Augello; Djuricic, Leris; Gabbiadini.


/Telegrafi/