Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ ndaj Nantes

Juventusi është nikoqir i Nantes në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Evropës.

Zonja e Vjetër është në vend të nëntë në Serie A (pas heqjes së 15 pikëve), derisa skuadra franceze mban pozitën e 13-të në Ligue 1.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Antoine Kombouare kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; De Sciglio, Fagioli, Paredes, Rabiot, Chiesa; Di Maraa; Vlahovic.

Formacioni startues i Nantes: Lafont; Centonze, Castelletto, Girotto, Pallois; Chirivella, Moutoussamy, Sissoko; Blas, Coco; Mohamed.


Ndeshja e kthimit zhvillohet më 23 shkurt në Beaujoire Stadium. /Telegrafi/