Juventusi është nikoqir i Lokomotiv Moskës në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Në dy xhirot e para, Zonja e Vjetër ka regjistruar një barazim dhe një fitore dhe numëron katër pikë, derisa skuadra ruse ka arritur një fitore dhe një humbje.
Trajnerët Maurizio Sarri dhe Yuri Semin i kanë gati njëmbëdhjetëshat bazë për këtë ndeshje.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bentancur; Dybala, Cristiano Ronaldo.
Formacioni startues i Lokomotiv Moskës: Guilherme; Ignatyev, Howedes, Corluka, Idowu; Murilo; Al Miranchuk, Barinov, Krychowiak, Joao Mario; Eder.
Atletico Madridi dhe Bayer Leverkuseni e kanë zhvilluar sfidën tjetër në kuadër të Grupit D. /Telegrafi/