Juventusi është nikoqir i Bayer Leverkusenit në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër luajti baras (2-2) ndaj Atletico Madridit në xhiron e parë, prandaj do ta kërkojë fitoren në këtë sfidë.
Leverkuseni pësoi humbje nga Lokomotiv Moska (1-2) në sfidën e parë grupore, prandaj do të tentojë që të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Bianconerëve.
Trajnerët Maurizio Sarri dhe Peter Bosz i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje të rëndësishme.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Cristiano Ronaldo.
Formacioni startues i Bayer Leverkusenit: Hradecky; L Bender, Tah, S Bender, Wendell; Havertz, Aranguiz, Baumgartlinger, Demirbay; Volland, Alario.
Lokomotiv Moska dhe Atletico Madridi ndeshen në sfidën tjetër të vlefshme për Grupin D. /Telegrafi/