Në San Paolo zhvillohet njëra prej ndeshjeve kryesore të javës së 21-të në kampionatin italian të futbollit, ndërmjet Napolit dhe Juventusit.
Partenopei nuk po kalojnë një sezon të mirë dhe pozicionohen në vend të 13-të në tabelë me 24 pikë të arkëtuara pas 20 ndeshjesh.
Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër është lider në tabelë me tri pikë më shumë se Interi dhe mund ta ngrejë diferencën në gjashtë pikë në rast të fitores.
Trajnerët Gennaro Gattuso dhe Maurizio Sarri i kanë zgjedhur formacionet startuese për këtë ndeshje të rëndësishme në Serie A.
Formacioni startues i Napolit: Meret, Hysaj, Manolas, Di Lorenzo, Mario Rui, Fabian, Demme, Zielinski, Callejon, Milik, Insigne.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Higuain, Ronaldo.
/Telegrafi/