Juventusi është mysafir i Genoas në ndeshjen e xhiros së 11 në Serie A, në përpjekje për t’u ngritur në tabelë.
Bardhezinjtë janë zhvendosur në vend të gjashtë në tabelë, mirëpo me fitore eventuale do të ngriten në vend të tretë.
Genoa ndodhet në zonën e rrezikut me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara, ashtu që do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv.
Trajnerët Rolando Maran dhe Andrea Pirlo i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta nisin sfidën.
Formacioni startues i Genoas: Perin; Goldaniga, Bani, Masiello, Pellegrini; Lerager, Radovanovic, Rovella; Sturaro, Scamacca, Pjaca.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, McKennie, Rabiot, Bentancur, Chiesa; Ronaldo, Dybala.
/Telegrafi/