Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve kërkon triumfin në udhëtim te Villarreali

Estadio de la Ceramica është arena e përballjes ndërmjet Villarrealit dhe Juventusit, skuadra të cilat zhvillojnë sfidën e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Nëndetësja e Verdhë arriti në këtë fazë nga pozita e dytë në Grupin F, derisa Zonja e Vjetër e kryesoi Grupin H.

Trajnerët Unai Emery dhe Massimiliano Allegri i kanë caktuar formacionet që do të startojnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Capoue, Lo Celso, Parejo; Alberto Moreno, Danjuma, Chukwueze.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Danilo, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, McKennie, Rabiot; Morata, Vlahovic.

/Telegrafi/